Një banesë në afërsi të “Shkollës së Kuqe” në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Mësohet se banesa ndodhet në rrugën “Muharrem Gurra” de është në pronësi të I.P..
Nga flakët raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë që është bërë evakuimi në kohë i banorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
