Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 të qytetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se si pasojë e zjarrit nuk ka të dëmtuar në njerëz. Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
