Kati i pestë i një pallati në Pogradec është përfshirë nga flakët, teksa në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikëse në përpjekje për të shuar zjarrin.
Shkaqet nuk dihen ende, por për momentin nuk ka rrezik për banorët. Pallati ndodhet pranë kishës së qytetit dhe mendohet se zjarri ka nisur në çatinë e pallatit.
