Një sipërfaqe me shkurre u përfshi nga flakët këtë të shtunë në lagjen “1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmorëve
Zjarri u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era.
Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje shkuan menjëherë tre mjete zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga një re tymi.