Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zjarret: 20 persona nën akuzë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë grekë

22:58 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ZJARRI GREQI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurorët grekë kanë ngritur akuzat për 20 persona, përfshirë zyrtarë të lartë, për vdekjen e 100 personave, në zjarrin masiv të një viti më parë. Zjarret në fshatin bregdetar të Matit, në Korrik të 2018-s u shpërndanë me shpejtësi, duke i lënë njerëzit të bllokuar nëpër shtëpi e makina.

Në mesin e të akuzuarve janë politikanë rajonalë, policë dhe zyrtarë të zjarrfikëses. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë vrasje nga neglizhenca, zjarrvënie, dëmtime të rënda ndaj njeriut. Zjarri ra në Mati, në bregun lindor të Greqisë, jo shumë larg nga Athina, një zonë tejet e populluar nga turistët. Me qindra u përpoqën që t’i shpëtonin flakëve duke u futur në det, ndonëse shumë prej tyre nuk arritën të shkonin larg.

Disa javë pas ngjarjes së rëndë, pati shumë akuza për keqmenaxhim të situatës nga zyrtarët e zjarrfikëses dhe policisë, përshirë akuza se nuk ishin dhënë alarme dhe se devijimet e rrugës, në vend që t’i çonin njerëzit larg zjarrit, i çuan ata drejt tij. 7 muaj më vonë, një raport i prokurorëve zbuloi se “kishte pasur një mungesë absolute komunikimi, kaos dhe kolaps të sistemit, një faj i përbashkët i shërbimeve shtetërore, të cilët ndanin përgjegjësinë, gabimet kriminale dhe neglizhencën gjatë përballjes me zjarret”.

Në mesin e të akuzuarve janë Guvernatori i Attica, Rena Dourou, Kryebashkiaku i Maratonës, Ilias Psinakis, Kryebashkiaku i Rafina, Evangelos Vournous, ish-kreu i departamentit të Zjarrfikëses, Sotiris Terzoudis, kreu aktual i këtij departamenti Vasilis Mattheopoulos, i cili në kohën e zjarrit ishte zëvendëskryetar, si dhe Ioannis Kapakis, ish-kreu i Mbrojtjes Civile.

Nën akuzë është edhe një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ishte personi që nisi zjarrin pasi dogji dru në oborrin e shtëpisë. Sipas mediave greke, për raportin e prokurorisë kontribuuan rreth 350 dëshmitarë, të cilët u intervistuan për ngjarjen tragjike

akuza Greqi zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.