Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zjarret në Bulqizë po bëjnë kërdinë

19:55 / August 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bulqize
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Burime pranë Bashkisë Bulqizë bëjnë me dije se situata në pyjet e përfshira nga zjarret është mjaft kritike.

Në masivin pyjor të Tërnovës, Njësia Administrative Zerqan zjarri prej disa ditësh është aktiv dhe ai ka përfshirë pyjet e lartë, pishë dhe ah. Ndërhyrjet e deritanishme nuk kanë mundësuar shuarjen e tyre.

Po ashtu në fshatrat Shpukth, Bllacë, Val dhe Fushë Bulqizë situata mbetet ende problematike, dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre. Në Gjoricë, zjarret pranë varrezave dhe në fshatin Viçisht janë vënë plotësisht nën kontroll, duke stabilizuar situatën në këto zona.

Kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri tha se disa vatra janë aktive dhe se terreni i vështirë pengon punën e zjarrëfikësve dhe vullnetarëve.

“Edhe pse të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të menaxhuar vatrat e zjarrit, situata mbetet ende problematike në disa Njësi Administrative të Bashkisë Bulqizë. Terreni i vështirë në disa zona e vështirëson punën e zjarrëfikësve, të cilët po përpiqen të parandalojnë përhapjen e flakëve.  Duke falënderuar të gjithë qytetarët që vullnetarisht i janë bashkuar ekipeve të emergjencës për shuarjen e flakëve, ju bëjmë thirrje që të bëni kujdes dhe të tregoheni bashkëpunues për të shmangur veprimet e pakoordinuara”, u shpreh Mjeshtri.

bulqize zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.