Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zjarret në Greqi përhapen në mënyrë të pakontrolluar, dy persona humbin jetën. Ministri thirrje njerëzve të largohen nga banesat

09:25 / August 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 610e3278160f9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zjarret në të gjithë Greqinë po përhapen në mënyrë të frikshme duke marrë edhe jetë njerëzish. Dy persona kanë vdekur dhe gjashtë zona janë vënë në gatishmëri të lartë.

Retë e mëdha të tymit kanë dalë mbi pjesën veriore të Athinës, ku njerëzve u është kërkuar të lënë shtëpitë e tyre.

Një zjarrfikës vullnetar 38-vjeçar u vra nga një shtyllë elektrike që ra në një nga periferitë e kryeqytetit. Kryeministri i Greqisë është shprehur se një valë nxehtësie e ka kthyer vendin në një fuçi pluhuri. Zjarrfikësit po luftojnë me 154 vatra zjarri në të gjithë vendin. Të përkrahur nga erërat e paparashikueshme, vatrat më të rrezikshme janë rreth veriut të Athinës. Zjarret po ndizen gjithashtu në ishullin e afërt të Evia, dhe zonat afër Olimpisë së lashtë, vendlindja e Lojërave Olimpike.

“Ne po flasim për apokalipsin, s’di si ta përshkruaj

“Ne po përballemi me një natë tjetër, akoma më të vështirë,” tha ministri i qeverisë Nikos Hardalias.

“Zjarret me intensitet dhe përhapje të paparë, të gjitha forcat tona po luftojnë betejën ditë e natë për të shpëtuar jetë, së bashku me vullnetarët.”

Mijëra njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre jashtë Athinës, ndërsa zjarri ka shpërthyer nëpër shtëpi, makina dhe biznese.

“Ne po flasim për apokalipsin, s’di si ta përshkruaj

Zjarrfikësi ishte ndër dy personat e parë të vrarë nga zjarret. Viktima tjetër ishte presidenti i Dhomës së Tregtisë së Athinës, Konstantinos Michalos. Ai u gjet pa ndjenja në një fabrikë afër vendit ku po ndizte një zjarr. 20 persona të tjerë janë plagosur. Qindra banorë dhe turistë në ishullin Evia janë evakuuar në tragetet dhe varkat e peshkimit.

“Ne po flasim për apokalipsin, nuk di si ta përshkruaj atë,” tha Sotiris Danikas, një zyrtar i rojes bregdetare në ishull, për ERT.

Greqia, si shumë vende të tjera të Evropës, është përballur me motin ekstrem këtë verë. Një valë e nxehtësisë një javore ka shkaktuar zjarre në shumë pjesë të vendit.

“Ne po flasim për apokalipsin, s’di si ta përshkruaj

Në Turqinë fqinje, autoritetet po luftojnë zjarret më të këqija që vendi ka parë ndonjëherë. Gjashtë lagje të tjera pranë një termocentrali u evakuuan të premten në Turqi ku 8 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra janë evakuuar përgjatë bregdetit jugor të Turqisë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se zjarret tregojnë “realitetin e ndryshimit të klimës”. Temperaturat në vend kanë qenë mbi 40 gradë Celsius gjatë gjithë javës.

Qindra zjarrfikës dhe gati 20 avionë bombardues uji po përpiqen të kontrollojnë flakët në të gjithë Greqinë. Zjarrfikës shtesë dhe aeroplanë po dërgohen nga vende të tjera përfshirë Francën dhe SHBA.

Në fshatin Krioneri, afër Athinës, zjarri dogji shtëpitë, bizneset dhe fabrikat.

“Zjarri është i pakontrollueshëm,” tha banorja Vasiliki Papapanagiotis për agjencinë e lajmeve AFP.

“Unë nuk dua të largohem, e gjithë jeta ime është këtu.”

#️⃣ #Mundo | Los incendios forestales en Grecia visto desde un helicóptero militar. pic.twitter.com/21SNgdSSlp

— Mundo en Conflicto 🌎 (@MundoEConflicto) August 6, 2021

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

22:19 / September 14, 2026

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Vuçiç njofton datën e largimit nga posti i presidentit: “Do të jap dorëheqjen më 27 shtator”

21:38 / September 14, 2026

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.