Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra

14:00 / July 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 611cf73c4d1a4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e menjëhershme e temperaturave ka shtuar përhapjen e zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat sipas Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren.

Këto vatra zjarri janë evidentuar konkretisht në Vlorë, Fier, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Rrogozhinë, Durrësi, Kuçovë, Lezhë, Kurbin dhe Has.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qyetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve sidomos gjatë këtyre ditëve që temperaturat kanë arritur vlerën deri në 40 gradë Celcius.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, të cilat janë shuar të gjitha.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.

Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në bashkinë Fier.

Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë. si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale.

Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Ftojmë qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore.

Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës.

mbrojtje ministria raporte vatra Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikimi i pronave në Seman/ Arrestohen ish-kreu i Kadastrës dhe Kastriot Hasko

22:57 / September 16, 2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

22:40 / September 16, 2026

Mario Keputa emërohet zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

22:00 / September 16, 2026

Sulmi me dron, Ukraina pretendon se ka vrarë gjeneralin e rëndësishëm rus

21:00 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.