Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zjarrfikësi rrëfen momentin e shpëtimit të Ramë Lalës: Kërkonte ujë, komunikova me të përmes një të çare të vogël

23:13 / December 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komandanti i grupit të Zjarrfikësve Nadir Kapaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” ka rrëfyer momentet e para të operacionit, si dhe çastin kur kanë arritur në ndërtesën e shembur të familjes Lala.

Kapaj ka treguar sesi e ka gjetur gjallë Ramë Lalajn, i cili kërkonte ujë. Ai u shpreh se më tej ka mbajtur kontakt të vazhdueshëm me Ramën, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë gjallë.

Nadir Kapaj tha se: “Me datë 25 kam qenë në shërbim. Por, kemi punuar me orare të zgjatura. Gjatë rrugës, grupin e kam pozicionuar në dy kate. Një grup e kam dërguar në vilën 4 katëshe në Kënetë, kurse një grup e kam dërguar për shpëtim në zona të tjera. Te vila 4-katëshe Një komshi i tyre më ka treguar situatën. Unë jam futur direkt në gërmadha dhe kam dëgjuar zërin e Ramë Lalës që kërkonte ndihmë, nuk ia dija emrin fillimisht. Hapa vendin dhe doja që të merrte ajër. Kam komunikuar vetë me Ramën dhe me një të çarë të vogël komunikoja me të. Kërkonte ujë dhe i çova. Derisa e kemi nxjerrë nga godina, i kemi dhënë ujë. Instikti na shtyu që do ta mbanin patjetër atë person në kontakt. Kam 18 vjet që punoj si zjarrfikës. Unë kam ndihmuar sikur ndihmoja fëmijën tim. Ne fatmirësisht Ramën e nxorëm gjallë, ndërsa shpresonim që të nxirrnim gjallë edhe të tjerët. Ramë Lala ishte gjallë vetëm. Ne shpresonim që të gjithë të ishin gjallë, por mënyra si kishte rënë objekti, ishte shumë e vështirë të nxirrje gjallë persona që aty”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.