Tri banesa janë shkrumbuar në Berat gjatë orëve të natës. Nga zjarri dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.
Siç mesohet por akoma nuk ka verifikim, viktimat dyshohet se janë babë e bir, babai i paralizuar dhe djali përdorues alkooli.
Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojne kërkimet brenda banesave të djegura, ku deri më tani nuk është gjetur asnjë trup i pajetë.
NJOFTIMI
Informacion paraprak
Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.
Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.
Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
