Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zjarri në Dukat rrezikon Llogoranë, ministri Vengu i kërkon ndihmë BE-së: Presim dy avionë Canadair

18:51 / July 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1753116273xscreenshot 32 395
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i pranishëm në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku vizitoi tre zjarrfikës që u asfiksuan gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Dukat, deklaroi se situata mbetet kritike në disa qarqe të vendit, për shkak të vatrave të mëdha që janë përhapur në zona malore e pyjore.

Sipas ministrit, zjarret aktive në Dukat, Mat, Përmet dhe Devoll po luftohen nga toka dhe ajri, ndërkohë që është aktivizuar edhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për të siguruar mbështetje shtesë nga ajri, përfshirë edhe avionë zjarrfikës tip Canadair.

”Janë ditë të vështira për luftën kundër zjarreve. Temperaturat do të shënojnë pikun të enjten dhe të premten, ndaj jemi në gatishmëri të plotë në gjithë territorin. Jemi në koordinim me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për të siguruar kapacitete ajrore që do na ndihmojnë të përqendrojmë ndërhyrjen, sidomos për të mbrojtur zonat e mbrojtura”, deklaroi ministri Vengu.

Për të përpjekjet janë të fokusuara veçanërisht në kufizimin e përhapjes së flakëve drejt zonës së Llogorasë, ku rreziku për përhapje është i lartë për shkak të erërave dhe temperaturave ekstreme të parashikuara për ditët në vijim. ”Për momentin, perimetri i zjarrit është mbajtur nën kontroll falë ndërhyrjeve të herëpashershme nga ajri dhe angazhimit të Forcave të Armatosura, zjarrfikësve dhe strukturave vendore. Por për të shmangur çdo përshkallëzim të situatës, kemi kërkuar edhe ardhjen e dy avionëve Canadair për mbështetje nga ajri”.

avionë Canadair BE dukat Vengu zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

11:27 / October 2, 2026

“Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit”/ Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Që nga 1912, asnjë ministër…

11:22 / October 2, 2026

Ambasadori amerikan viziton Kuvendin, Eric Wendt pritet nga Niko Peleshi: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

09:39 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.