Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zjarri në hotelin në Vlorë vë në lëvizje institucionet, shtohen kontrollet në hotele

18:00 / August 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123 digjet hoteli ne lungomare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kontrolle më të forta në hotele dhe verifikim i masave kundër zjarrit në të gjitha strukturat akomoduese. Këto janë masat e para që institucionet kanë vendosur të marrin pas zjarrit të së dielës në një hotel në Lungomare të Vlorës, ku mbetën të plagosur gjashtë pushues, mes tyre një vajzë, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Për këtë arsye, ministri Blendi Gonxhja mblodhi online Task Forcën Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik 2026, ku u kërkua intensifikimi i kontrolleve në të gjithë vendin, me fokus te kushtet teknike të strukturave akomoduese, masat e mbrojtjes nga zjarri, funksionimi i sistemeve të sigurisë, daljet e emergjencës, sinjalistika dhe planet e evakuimit. 

Kryetarët e bashkive Vlorë dhe Finiq, si dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, së bashku me Ministrin e Pushtetit Vendor ishin të ftuar në takim.

Gonxhja deklaroi se siguria e pushuesve dhe respektimi i standardeve në hotele janë “prioritet absolut”, ndërsa institucionet përgjegjëse u ngarkuan të forcojnë koordinimin në terren dhe shkëmbimin e informacionit, në mënyrë që çdo problematikë e konstatuar të pasohet me ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete.

Në mbledhje u kërkua gjithashtu që kontrollet të shoqërohen me komunikim të drejtpërdrejtë me operatorët turistikë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjshmërisë në zbatimin e standardeve të sigurisë.

Task Forca vlerësoi reagimin e operatorëve turistikë në Vlorë, të cilët strehuan pushuesit e prekur nga zjarri, ndërsa bëri të ditur se monitorimi do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik, me prezencë të shtuar në destinacionet me fluks të lartë dhe masa ndaj çdo rasti që cenon standardet e sigurisë.

“Parandalimi, bashkëpunimi, protokollet dhe përgjegjshmëria e të gjithë aktorëve mbeten thelbësore. Siguria e çdo vizitori dhe qytetari janë në qendër të punës sonë për një sezon turistik të sigurt dhe cilësor. Ndërgjegjësimi dhe masat ndëshkuese, mirëorganizimi, vigjilenca dhe përditësimi i sistemeve operative janë domosdoshmëri” shkroi ministri Gonxhja në Facebook. 

Masat vijnë pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë.

Sipas policisë, flakët dyshohet se nisën nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. Gjashtë pushues mbetën të plagosur, pesë prej tyre nga Kosova dhe një nga Rrësheni. Disa u hodhën nga ballkonet për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit, ndërsa një vajzë pësoi djegie të rënda dhe vijon të marrë trajtim në QSUT.

hotele hotelin institucionale levizje Vlore zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën në avion 85-vjeçari shqiptar gjatë uljes në aeroportin e Bolonjës

13:00 / August 17, 2026

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era favorizon përhapjen e flakëve

08:22 / August 17, 2026

Përplasje e fortë e automjeteve në aksin Shëngjin-Lezhë, 2 fëmijë mes të plagosurve

08:15 / August 17, 2026

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

16:40 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.