Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, ka treguar për luftën me flakët në pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka”, pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë. “Ka qenë i vështirë fillimi. Kishim vështirësi rrugën. Për të hyrë kemi prerë pemë. Kemi një autoshkallë 64 metra, gati 20 kate. Ishte e pamundur të futej pasi kishte hapësirë të ngushtë.
Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarrfikës për menaxhimin shumë të mirë të situatës. Shikojmë që pallati është dëmtuar nga jashtë dhe kati sipër por në banesa brenda nuk ka hyrë zjarri. Mund të kemi dëmtuar shumë gjëra me ujë por zjarri nuk ka hyujë në apartam,te pëve atij kati që ishte dritarja hapur”,-tha Bajrami.
Ai ka dyshim për veshjen e pallatit dhe ngre alarmin. “Nëse do ishte natën do ishte më e rëndë. A kemi veshje të tillë ? Bota e ka ndaluar. Ky është një nënprodukt i naftës. Këtu mbaron. E përdorin për se ulin kostot dhe nuk duhet lejohej me ligj.
Ky material nuk duhet të lejohet duhet ndaluar me ligj. Duhet të ndërrohet fasada”,-vijoi Bajrami për Report TV. Mbi 50 forca zjarrfikëse kanë marrë pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve pa llogaritur këtu oficerët dhe inxhinierët.
