Si aksidental e ka referuar Policia në prokurori zjarrin që përfshiu pallatin 10 katësh në zonën e ish-Nesharakut megjithatë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen vijojnë. Po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu pronarin e pallatit Tanush Mëhillaj. Policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.
Zjarri në pallatin 10-katësh, policia e referon si aksidental në prokurori! Ende s’ka ekspertizën
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment