Rreth 7 hektarë me grurë janë shkrumbuar nga zjarri në Sheqeras të Korçës.
Zjarri është përhapur me shpejtësi ne tokat e mbjella , uke djegur kështu një pjesë të konsiderueshme të grurit.
Banoret e zonës, por edhe zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë shpejt zjarrin, duke evituar dëmin që mund të shkaktonte në sipërfaqe të mëdha me grurë.