Në Shqipëri po bëhet gati spitali Covid 3, pasi qeveria i druhet përhapjes së një vale të dytë virusi.
Lajmi u bë i ditur gjatë një inspektimi të kryeministrit Rama me ministren Manastirliu për depon e re të barnave në QSUT.
“Zoti e di çfarë do ndodhë tani, çfarë do jetë e nevojshme por ne duhet ta përgatisim se çdo gjë mund të ndodhë dhe duhet të jemi gati.Duhet të jemi gati, është problem kjo puna e hapjes se dhe nga mënyra si shkoi gjëja, njerëzit janë relaksuar, ‘hë mo se s’ka gjë’. Shumica e kupton se ishte si rezultat i masave shtrënguese shumë të forta por jeta, zakonet janë të forta, ndaj ne duhet të përgatitemi për një valë të dytë”, tha Rama i frikësuar mesa duket nga një artikull rreth gripit spanjoll.
“Po lexoja një artikull interesant për gripin në Spanjë, dhe vala e dytë ishte… do zoti mos na sjell para kësaj sprove por megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh shefi i qeverisë.