Kryeministri Edi Rama publikon pamjet e punimeve në nga Bypassi i Vlorës, dhe thotë se në mesin e muajit korrik ai do të hapet.
“Mirëmengjes, dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.
Ky segment rrugor është cilësuar si jetik dhe i domosdoshëm për jugun e vendit, për të shmangur radhët e gjata të trafikut që bëhen kryesisht gjatë sezonin të verës.
