Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zv/kryeministrja Balluku akuza opozitës: Po disinformoni shqiptarët në lidhje me energjinë

11:09 / September 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 81
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e sotme në Kuvend, zv.kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur opozitës për përballimin e krizës energjetike, duke thënë se po disinformojnë shqiptarët. Balluku hodhi poshtë pretendimet se janë shpenzuar 400 milionë dollarë për energjinë. Po ashtu Balluku i kujtoi opozitës përmbytjet, duke i thënë se në kohën kur kishte shumë reshje dhe Shqipëria qeverisej nga PD-ja, blinin energji elektrike.

“Për energjinë vazhdon e disinformohet populli shqiptar, me apo pa dashje, nuk ka rëndësi, dua të flas me fakte. Nga viti 2013 kur në Shëqipëri mblidhej vetëm 43% e faturave, sot mblidhet 99.6% e faturave. Ky është fakt i pakundërshtueshëm që paguhet shërbimi i ofrimit të energjisë elektrike, as me dhunë.

Dëgjova se janë shpenzuar mbi 400 milionë dollarë për energjinë. Nuk është e vërtetë. Deri në shtator janë konsumuar rreth 300 milionë, një pjesë e konsiderueshme janë mbuluar nga vetë sektori.

Këto shifra nuk kanë ekzistuar në kohën tuaj kur përmbytej Shqipëria nga shirat dhe dilnit e blinit nëpër importe. Ju gënjeni për cfarë të doni, por sektori energjetik është i bazuar në numra, fakte e shifra. Ne nuk ju ndalojmë dot, por të keni parasysh që pavarësisht krizës, në Shqipëri nuk do të ketë kufizime të energjisë dhe prej më shumë se 1 viti mbrojmë qytetarët tanë duke mos rritur cmimin e energjisë”, tha Balluku.

zv.kryeministrja Belinda Balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.