Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Zv.ministri i Brendshëm: Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të mbetet i përjashtuar nga rritja e pagave

18:22 / November 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka dhënë më shumë detaje sot në studion e Klan Neës sa i takon rritjes së pagave në sektorin e policisë. Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, Lamallari tha se pavarësisht kategorive prioritare, asnjë strukturë e Policisë së Shtetit nuk do të mbetet jashtë rritjes së pagave të parashikuar në buxhetin e 2024-ës.

“Gjithmonë kemi pasur shtresëzim, janë identifikuar kategoritë më prioritare, sipas gradave apo strukturave. Unë përmenda dhe fluksin gjatë sezonit turistik, dinamikat kundër kriminalitetit apo lufta kundër kanabisit. Të marra të gjitha sëbashku, evidentojnë dhe ato kategori që janë prioritare këtë vit. Vitin e ardhshëm do identifikojmë dhe struktura të tjera. Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të mbetet i përjashtuar nga rritja e pagave e anoncuar më herët nga qeveria shqiptare, ku në fokus janë dhe Forcat e Armatosura apo uniformat e bardha. Është një rritje që vazhdon në terësi për të gjithë administratën publike, edhe për nëpunësit e thjeshtë të shërbimit civil. Jemi të vendosur që paga mesatare gjatë 2024 të shkojë 900 Euro.”

Sipas zv.ministrit, shumë punonjës policie janë vlerësuar për punën e tyre me paga mujore shtesë.

“Ditën e djeshme ishim të fokusuar te përmirësimi i kushteve dhe shprehjen e një mirënjohjeje për punonjës të niveleve të ndryshme. Kanë rrezikuar dhe jetën për të garantuar zbatimin e ligjit, por ka pasur dhe stimuj material. Duke përfshirë 1311 shpërblime materiale, paga mujore shtesë të dhëna për punonjës si vlerësim për punën e mirë, një falenderim për punën e mirë, qoftë ato të Patrullës së Përgjithshme, të Operacionales, Shqiponjat…Pra, kushdo që ka shërbyer me devotshmëri.”

Ai u ndal dhe te plani i qeverisë për efektivët që e kanë banesën larg vendit të shërbimit, apo ata të cilët sapo kanë krijuar një familje.

“Në 2024-ën kemi një rritje për strukturat e posaçme, në fokus janë ata që janë në terren dhe janë në përballje të drejtëpërdrejtë si me krimin apo që mbartin një ngarkesë të shtuar në kuptim të turizmit, strukturat e kufirit, të rendit, pra ata të linjës së parë. Kjo rritje do vazhdojë në vijim dhe duhet parë e lidhur ngushtë me një tjetër element që ne kemi prezantuar, të trajtimit me vendbanim, banesa për punonjësit e policisë, ku në fokus janë ata që e kanë vendin e punës larg shtëpisë së tyre dhe kategoria e dytë janë familjet e reja të policëve. Një efektiv që sapo ka krijuar një familje, u jepet mundësia nga shteti që të marrin kredi për shtëpi me interes 0. Në total 900 të pastrehë efektivë që janë evidentuar nga analizat tona. Kjo ec paralelisht me rritjen e pagave.”

Policisë së Shtetit zv.ministri i Brendshëm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.