Avni Buci, i cili cilësohet si super mashtrues dhe ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur, është ekstraduar sot nga Zvicra në vendin tonë.
Ky shtetas, i moshës 48 vjeç, ka qënë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.
Avni Buci dyshohet se gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.
