Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zvicra sfidon Hungarinë, Spanja e Kroacia përplasen në Berlin, Shqipëria përballë kampionëve në Dortmund

09:26 / June 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3649
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisi me një mbrëmje spektakolare dhe pritet që i gjithë turneu të jetë i tillë. Kampionati Evropan i futbollit çeli siparin, mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, me “Pancerat” gjermanë, organizator të këtij eventi, që siguruan një fitore të madhe me pesë gola, duke argëtuar tifozat anë e mbanë botës dhe argëtimi do të vazhdojë sërish këtë të shtunë, kësaj here me tre sfida spektakolare.

Kështu, në orën 15:00, “Helvetët” e Zvicrës do të nisin rrugëtimin e tyre evropian, ku në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit do të përballen me Hungarinë, në sfidën tjetër të Grupit A, ku padyshim “shqiponjat”, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të kërkojnë një nisje sa më të mbarë të këtij edicioni, pavarësisht se skuadra përballë di si të rezistojë, por edhe të surprizojë kundërsharët.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Capture 34
    EURO 2024/ Shqiptari Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Ndeshjes”, dirigjent në sfidën kundër Hungarisë
  • 1718463297 euro2024
    EURO 2024/ Zvicra e shqiptarëve fiton me 3 gola ndaj Hungarinë dhe i bashkohet Gjermanisë në krye

Pas mbarimit të kësaj përballjeje, në orën 18:00 vjen përplasja e parë e “titanëve” për këtë edicion, teksa në “Olympiastadion”, të Berlinit, “La Furia Roja” spanjolle do të sfidojë vendin e tretë të botës, Kroacinë, në një ndeshje tejet delikate, për Grupin B, të këtij kompeticioni, i quajtur ndryshe edhe grupi i “ferrit”. Skuadrat janë të plota, pa mungesa, kështu që emocionet dhe spektakli nuk duhet të mungojë.

Në fund të ditës vjen edhe sfida më e rëndësishme, për një popull të tërë, me “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë, që do të zbresin në “ferrin” e “Signal Iduna Park”, aty ku përballë do të kenë “Të Kaltërit” e Italisë, kampionët në fuqi të Evropës, në një përballje historike, ku padyshim një rezultat i madh do të në jepte motivimin e duhur, për të krijuar një histori “Hirusheje”, në Euro 2024. 

Ndeshjet e së shtunës:

Grupi A

Ora 15:00, “RheinEnergieStadion”

Hungari – Zvicër

Grupi B

Ora 18:00, “Olympiastadion”

Spanjë – Kroaci

Ora 21:00, “Signal Iduna Park”

Itali – Shqipëri

Berlin Shqipëria tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.