Frika nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit dhe mundësia për përfshirjen edhe të Iranit, ka shqetësuar autoritetet zviceriane. Ata kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar një situatë potencialisht katastrofike.
Autoritetet e emergjencës në Zvicër kanë dërguar pako me jod për familjet që do të duhet të përdorin atë në rast se vendi përfshihet nga ndonjë rrezatim atomik. Tirananews ka siguruar fotografi të kutive me jod që janë shpërndarë në kantonet zviceriane dhe janë paralajmëruar që të jenë të kujdesshme ndaj njoftimeve.
Në fillimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, autoritetet zviceriane u kanë dërguar një letër qytetarëve, ku u bënin thirrje të shkojnë në farmaci dhe të marrin falas sasi jodi në rast të një konflikti bërthamor. Ngritja e nivelit të alarmit nga autoritetet zviceriane tregon për rrezikun e lartë të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Edhe Finlanda është një nga shtetet që i ka rekomanduar popullatës së saj të mbajë në rezervë pilula jodi në rast të një rrezatimi bërthamor, veçanërisht shtetasve në moshën nga 4 deri në 40 vjeç dhe grave shtatzëna.
