Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me takimin në Beograd për nismën “Open Ballkan”. Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur një ftesë për të marrë pjesë në takim.
Po ashtu në reagimin zyrtar, gjithashtu është përsëritur qëndrimin se nisma “Open Balkan” është një nismë pa vizion për rajonin dhe se nismat rajonale duhet të kenë prezencën e BE-së.
“Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ apo ‘Open Balkan’ është nismë pa vizion për rajonin. Nisma të tilla rajonale duhet që ta kenë BE-në brenda, sikurse në rastin e Procesit të Berlinit, kur përveç prezencës së BE-së, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta. Për këtë angazhohet Kosova. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor,”- thuhet në deklaratë për News 24.
Takimet do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa sonte do të ketë një darkë informale nga mikpritësi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
