Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ZYRTARE / Kryeministri Rama emëron Enkelejda Muçën si zv/ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

18:39 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RAMA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konfirmohet lajmi i dhënë sot nga tirananews.al për ndryshime në qeveri. Kreu i qeverisë Edi Rama ka emëruar Enkelejda Muçajn si zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Vendimi është publikuar në faqen online të Kryeministrisë.

“Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.Enkelejda Muçaj ka mbajtur më parë detyrën e Avokatës së Shtetit. Ajo ka asistuar në këshillim klientë të huaj dhe vendas që operojnë veçanërisht në sektorin e naftës, gazit dhe xehetarisë, si dhe industrinë e telekomunikacionit në Shqipëri në transaksione që lidhen me shitjen dhe blerjen e pasurive të patundshme dhe aktiveve operative, si dhe vlerësimin dhe negocimin e çështjeve rregullatore me autoritetet kompetente shqiptare, blerjen e pasurive të patundshme dhe konsultimet për çdo çështje relevante legjislative.

Znj. Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë (1998-2000), duke ofruar ndihmë juridike posaçërisht në lidhje me kornizën e re ligjore të ligjit për të drejtat e autorit në Shqipëri dhe ka përfaqësuar qeverinë shqiptare në lidhje me Ligjin për të drejtat e autorit në negociatat e zhvilluara me OBT për qëllime të pranimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

Ajo gjithashtu u ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale.

Avokatja e re e Shteti ka qenë gjithashtu ligjëruese për lëndën “Ligji mbi pronësinë intelektuale” pjesë e Programit Juridik të Universitetit të Neë York Tirana (që nga 2013). Ajo përgjatë karrierës së saj ka punuar gjithashtu për shumë firma prestigjioze të huaja.

Znj. Enkelejda Muçaj është e pasur gjithashtu në edukim, duke marrë diplomën e saj të parë në Universitetin e Tiranës, në fillim në degën e gazetarisë pastaj dhe në fushën e juridikut. Ajo ka dy diploma nga IBA and College of Law of England and Wales në degët: “Shkrirjet dhe blerjet e kompanive internacionale” dhe  “Tregjet e kapitalit ndërkombëtar dhe huatë”. Masterin Znj. Muçaj e ka përfunduar në Torino, në fushën e ligjit të pronësisë intelektuale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.