Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Zyrtare, varësia nga videolojërat do të njihet si sëmundje

13:34 / May 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
videolojera
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej muajsh është bërë e ditur, por varësia ndaj videolojërave tashmë është zyrtarisht në listën e sëmundjeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Gjeneve vendet anëtare kanë votuar në favor të adoptimit të përditësimeve të reja të International Statistical Classification of Diseases and Related Health Problems, që për herë të parë ka “Gaming Disorder”.

Testi i ri që do të hyjë në fuqi në janar të 2022, përmban përkufizimet dhe kodet për rreth 55 mijë sëmundje dhe kushte patologjike, dhe përdoret për të bashkuar diagnozat dhe klasifikimet në të gjithë botën.

“Gaming Disoder” është përkufizuar si “një seri sjelljesh të përhershme ose të përkohshme të lidhura me lojërat, qoftë online apo offline, që sjellin: mungesë kontrolli në lojë; një prioritet më të madh të dhënë lojës, në pikën që ajo bëhet më e rëndësishme se aktivitetet e përditshme dhe interesat në jetë; një përshkallëzim i vazhdueshëm i gaming, pavarësisht pasojave negative personale, familjare, shoqërore, edukative, dhe fusha të tjera të rëndësishme”.

Për tu konsideruar patologjik, vazhdon kapitulli dedikuar këtij problemi, sjellja duhet studiuar për 12 muaj, “edhe pse afati mund të jetë më i vogël nëse përmbushen të gjitha kërkesat e diagnozës dhe simptomat e rënda”. Mes risive të tjera të futura në këtë manual janë edhe futja e një kapitulli për mjekësinë tradicionale, dhe riorganizimi i sëmundjeve seksuale, që më parë ishin të ndara në pjesë të ndryshme të manualit, por tashmë do të jenë në një kapitull të vetëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Miliona njerëz pa akses në email, probleme me Outlook në të gjithë botën

20:18 / November 12, 2026

Meta përdor inteligjencën artificiale për t’i zbuluar adoleshentët që gënjejnë për moshën

23:00 / November 11, 2026

Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

20:39 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.