Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme së Greqisë, Theocharis Lalakos dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, këtë të mërkurë janë takuar në qeli me kryebashkiakun e ri të Himarës, Fredin Belerin.
Qëllimi i kësaj vizite është informimi mbi gjendjen shëndetësore të Belerit, kushtet e ndalimit të tij, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen edhe veprimet e radhës që do të merren nga Athina zyrtare lidhur me arrestimin.
Mediat greke shkruajnë se gjendja shëndetësore e Belerit nuk është e mirë. Ai ka dërguar tashmë 2 kërkesa në prokurori që të dërgohet në spitalin e burgut, por ende nuk ka një përgjigje.
