Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas medieve greke, më 19 korrik, ai do të kryesojë një takim të Komitetit ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE.
Më pas ai do të vizitojë qytetin e Himarës dhe kryetarin e zgjedhur të saj, Fredi Beleri, i cili po mbahet në paraburgim në një burg të Tiranës, për t’u informuar “për çështjen e pronave dhe shpronësimet e pronave të banorëve të bashkisë”.
