TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Gjyqi i solli fat, oferta marramendëse për Johnny Deep

13:48 / June 27, 2022

Kryeprokurori del pro hartës së re gjyqësore

13:36 / June 27, 2022

Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri Peleshi

13:30 / June 27, 2022

Çipa: Gazetarët të nënvlerësuar nga Gjykatat

13:25 / June 27, 2022

Tiranë/ Zhduket 10-vjeçari, policia nis kërkimet

13:17 / June 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Zyrtarja e DASH: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të anëtarësohen sa më shpejt në BE

22:47 / June 7, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë një interviste me shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, Zv.Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura K. Cooper, tha se për Shtetet e Bashkuara, proçesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duhet të përparojë me shpejtësi.

Zonja Cooper vlerësoi rolin udhëheqës të Maqedonisë së Veriut për përqasjen e proçesit të integrimit nëpërmjet bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Sofies, nga të cilat ka rezultuar një dialog i dobishëm diplomatik.

Ajo megjithatë paralajmëroi se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë ndasitë dhe të pengojë anëtarësimin në BE të këtyre dy vendeve, ashtu siç pati vepruar më parë me anëtarësimin në NATO.

Zonja Cooper tha se në këtë kuadër merr vlerë të veçantë lufta kundër dezinformimit, që do të jetë një sfidë e vazhdueshme për të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe më gjerë në mbarë globin. Ajo vlerësoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për t’u përballur me këtë sfidë, nëpërmjet krijimit të programeve konkrete, caktimit të burimeve të duhura, si dhe zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejtë me publikun dhe vendet aleate të NATO-s.

“Nuk mund të ndreqet çdo pjesë dezinformimi. Kjo nuk është një mënyrë frutdhënëse. Por, mund të jemi të qartë për drejtimin e duhur, si p.sh. të themi të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë”, tha ajo.

E pyetur për pasojat që mund të kenë vende si Maqedonia e Veriut nga një reagim i mundshëm i Rusisë pas ndalimit të udhëtimit të ministrit të jashtëm rus drejt Beogradit, zonja Cooper vuri në dukje se pikërisht në këto momente, Rusia po përpiqet të rikthehet në pozita rëndësie në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Dhe realiteti është se Rusia është më e izoluar se kurrë më parë. E pamë këtë në votimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. E pamë këtë në sanksionet masive ndaj Rusisë, përfshirë masën më të fundit të ndërmarrë nga evropianët për të kufizuar importet energjitike nga Rusia… Rusia mendoi se lufta në Ukrainë do të përçante NATO-n. Rusia mendoi se do ta ndihmonte të arrinte objektivat e politikës së saj të jashtme. Në fakt, ajo çfarë konstatoi Rusia është se ushtria e saj po turpërohet nga rezultatet e dobëta dhe metodat e vjetëruara”, tha zonja Cooper.

Zv.Ndihmës Sekretarja amerikane e Mbrojtjes përsëriti se në rajonin e Ballkanit mjetet që përdor më shumë Rusia janë në fushën e informacionit, ndërsa bën përpjekje të vazhdueshme për të ndikuar tek mediat që përgatisin lajmet dhe për të ndikuar tek mënyra se si njerëzit e perceptojnë politikën e jashtme të Rusisë, si dhe për të penguar punën e qeverive në rajon dhe për të mbjellë përçarje në popullatë. Fatmirësisht, tha zonja Cooper, edhe Perëndimi ka aftësi për të vënë në përdorim me vërtetësi informacionin dhe për t’iu kundërvënë mjeteve dezinformuese të Rusisë.

anetaresimi BE laura cooper
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Samiti i G7, Zelensky: Lufta të përfundojë para dimrit

12:47 / June 27, 2022

Spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit

12:46 / June 27, 2022

Duma: 8 pronarë nën hetim, se janë njerëz me rekorde kriminale. Bejtja: Nuk kam informacion

12:42 / June 27, 2022

BE dhe Edi Rama

12:26 / June 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Duma: 8 pronarë nën hetim, se janë njerëz me rekorde kriminale. Bejtja: Nuk kam informacion

12:42 / June 27, 2022

Rama dëgjon thirrjen e Metës, dhuron gjak

12:15 / June 27, 2022

“Sherr” për zjarret në vend, Peleshi: Do kemi vatra! Xhaferaj: Duhen helikopterë, jo lopata

12:11 / June 27, 2022

Bordi i Transparencës merr vendimin për ushqimet e shportës

12:04 / June 27, 2022
Te fundit

Gjyqi i solli fat, oferta marramendëse për Johnny Deep

13:48 / June 27, 2022

Kryeprokurori del pro hartës së re gjyqësore

13:36 / June 27, 2022

Një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit? Ja si përgjigjet ministri Peleshi

13:30 / June 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.