Zëvendës ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper i ka dërguar një letër Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka duke e përgëzuar për detyrën e re.
Cooper vlerëson kontributin e Xhaçkës në modernizimin e Forcave të Armatosura gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Letra:
ZYRA E NDIHMËS SEKRETARIT TË MBROJTJES
2400 MBROJTJA PENTAGON
WAHINGTON, D.C. 20301-2400
Shkëlqesisë së saj Olta Xhaçka
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Tiranë, Shqipëri
E nderuar Znj. Ministre,
Në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, vlerësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes ShBA-së dhe Shqipërisë për më shumë se tre vjet si Ministër i Mbrojtjes.
Drejtimi juaj ka bërë të mundur progresin në modernizim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ju keni drejtuar me aftësi institucionin Tuaj përmes sfidave të papritura, duke filluar nga tërmeti e deri tek COVID-19, ndërkohë që keni shërbyer si udhëheqës në rajon përmes Kartës SHBA-Adriatik.
Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shëmbullor për përparimin e shërbimit të Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SHBA-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese, të tilla si Mbështetja e Resolutës në Misionin e Afganistanit.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ju uron sa më shumë suksese në detyrën e re.
E Juaja,
Laura K. Cooper Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes
Rusi, Ukrainë dhe Euroazi
