Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

1 në 3 persona probleme neurologjike: Kryesojnë goditjet në tru

19:58 / March 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neurologu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1 në 3 persona në të gjithë botën preken nga probleme neurologjike, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të sëmundjes dhe paaftësisë. Studimi i ri i publikuar nga “The Lancet Neurology” ka faktuar se përgjatë vitit  2021, më shumë se 3 miliardë njerëz në botë bashëkjetonin me një problem neurologjik.

Të dhënat e studimit bëjnë me dije se shuma e përgjithshme e paaftësisë, sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga kushtet neurologjike është rritur me 18% që nga viti 1990.

Dhjetë problemet kryesore neurologjike të hasura në vitin 2021 ishin goditja në tru, encefalopatia neonatale, migrena, demenca, neuropatia diabetike, meningjiti, epilepsia, komplikimet neurologjike nga lindja e parakohshme, çrregullimi i spektrit të autizmit dhe sistemi nervor.

Në përgjithësi, problemet neurologjike shkaktojnë më shumë paaftësi tek meshkujt në krahasim me femrat, por ka disa sëmundje si migrena apo demenca ku femrat janë të prekura .

Që nga viti 1990, numri absolut i individëve që jetojnë ose vdesin nga sëmundje neurologjike është rritur si pasojë e ndryshimeve demografike dhe njerëzve që jetojnë më gjatë.

Neuropatia diabetike ishte gjendja neurologjike me rritjen më të shpejtë. Që ng viti 1990 numri i personave me këtë problematikë është trefishuar. Kjo rritje sipas ekspertëve është në përputhje me rritjen e shifrave të diabetit.

Gjendje të tjera si komplikimet neurologjike nga COVID-19 nuk ekzistonin më parë dhe tani përbëjnë mbi 23 milionë raste.

Studiuesit bëjnë me dije se eleminimi i faktorëve kryesorë të rrezikut si presioni i lartë i gjakut dhe ndotja e ajrit mund të parandalojë deri në 84% të goditjeve në tru. Parandalimi i ekspozimit ndaj plumbit mund të zvogëlojë barrën e paaftësisë intelektuale idiopatike me 63,1%, dhe ulja e niveleve të larta të glukozës plazmatike mund të zvogëlojë barrën e demencës me 14,6%. Pirja e duhanit kontribuoi ndjeshëm në rrezikun e goditjes në tru, demencës dhe sklerozës së shumëfishtë.

goditje ne tru neurologjike probleme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.