Për ditën e Flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë, komentatori i sportit në RTK, Arben Berisha ka bërë një gjest që po komentohet në rrjete sociale.
Ky i fundit ishte në koment për ndeshjen mes Serbisë dhe Kamerunit, pasi RTK është televizioni i vetëm kosovar që ka të drejtën për transmetimin e Botërorit.
Berisha ka zgjedhur që për 28 nëntor të mos përmend asnjë emër nga lojtarët e Serbisë, madje as në momentin kur ata shënuan golat. Jo pak, por tre të tillë!
