Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

12 gola në dy ndeshje: “Poker” i Juves, përmbysje e çmendur e Lazios

17:41 / November 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Juventus Lazio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cristiano Ronaldo rikthehet në fushë dhe Juventusi shijon tre pikët në kampionat pas tre barazimeve radhazi. Kampionët në fuqi fituan 1-4 në transfertë kundër Spezias dhe tashmë renditen në vend të dytë me 12 pikë, katër më pak se kryesuesit e Milanit.

Alvaro Morata zhbllokoi takimin pas çerek ore lojë, por vendasit gjetën barazimin me anë të milanistit Pobega (32′). Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa djemtë e Andrea Pirlos nuk u përmbajtën aspak në fraksionin e dytë të lojës.

Cristiano Ronaldo realizoi një dygolësh, teksa pati feste edhe për francezin Rabiot. Një fitore me “poker” në momentin e duhur për Juventusin, që sot feston 123-vjetorin e themelimit. Ardijan Ismajli u fut në fushë në minutën e 88-të, duke debutuar me Spezian.

Spektakël, 7 gola dhe përmbysje e çmendur në Torino-Lazio. Bardhekaltrit fituan 3-4 falë dy golave të Ciro Immobiles dhe Caicedos në minutat 95′ dhe 98′. Bremer dhe Belotti i dhuruan avatazhin ekipit granata në pjesën e parë, me Lazion që kishte kaluar e para në avantazh me anë të Pereiras.

Milinkovic-Savic barazoi ndeshjen në minutat e para të fraksionit të dytë, teksa emocionet e ruajtur për në fund. Lukic riktheu Torinon në avantazh në tre minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt.

U mendua se vendasit morën tre pikët, por Ciro Immobile (me penallti) dhe Felipe Caicedo realizuan përmbysjen e pabesueshme në minutat shtesë, duke i dhuruar tre pikë tepër të rëndësishme ekipit të Simone Inzaghit.

Mërgim Vojvoda e zhvilloi të plotë takimin për ekipin e Giampaolos, ndërsa Vedat Muriqi e nisi si titullar, por u largua nga fusha në minutën e 57-të.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.