Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

12 shenjat që tregojnë se ai dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ju!

16:16 / October 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
çifti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Femrat pëlqejnë që ti nxitojnë gjërat dhe nisin planifikimin e martesës së tyre, shumë kohë përpara se të gjejnë princin e tyre të kaltër. Por kjo gjë është pak më ndryshe për meshkujt, të cilët nisin nga planet vetëm pasi e kanë gjetur atë që i bën t’iu rrahë zemra. Më poshtë gjeni të listuara 12 arsye që tregojnë se i dashuri juaj dëshiron që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me ju.

Ai e planifikon jetën rreth jush– Ai mundohet që t’iu rrijë sa më afër për të treguar se është aty me ju. Po ashtu nuk ju kërkon që të hiqni dorë nga punët tuaja, madje ju mbështet.

Ai flet më shumë për “ne” se sa për “unë”– Nëse një mashkull flet më shumë për gjërat e bëra së bashku në çift, kjo do të thotë se po mendon që ta kalojë pjesën tjetër të jetës me ju. Kjo është një nga gjërat më premtuese.

Ai nuk e ka problem të kalojë kohë në shtëpi me ju– Kur qëndrimi në shtëpi me ju nuk e mërzit, përkundrazi e bën të ndihet mirë, kjo është një gjë premtuese. Po ashtu kjo gjë konfirmohet edhe nëse pëlqen që të dilni bashkë për të blerë ushqime, për të gatuar dhe për të parë filma.

Ai është me ju edhe kur gjërat nuk po shkojnë mirë– Nëse nuk shfaqet i frikësuar nga ajo që ndodh përreth jush dhe ju gjendet pranë, kjo tregon kujdesin e madh për ju dhe mbështetjen për të kaluar çdo gjë bashkë.

Ju blini diçka bashkë– Nuk ka rëndësi nëse është një qen, një objekt i ri apo një mobilje, kur ai është pranë jush në zgjedhjen e diçkaje, kjo do të thotë se gjërat janë në rrugën e duhur.

Ju jeni pjesë e familjes së tij– Nëse keni arritur në atë fazë të marrëdhënies ku jeni të pranishme në zhvillimet e tij familjare, kjo ju tregon pjesë të njerëzve më të shtrenjtë të tij, duke ju konsideruar të familjes.

Ndani pasionet tuaja– Disa njerëz thonë se të kundërtat tërheqin, por në planin afatgjatë është më mirë që të keni të njëjtat pasione. Qoftë në shikimin e një filmi, në aktivitete sportive etj., lidheni më shumë.

Ai po mundohet shumë që të bëhet pjesë e familjes tuaj– Nëse partneri juaj qëndron në kontakt të ngushtë me familjarët tuaj, kjo do të thotë se ai do të afrohet dhe të jetë pjesë e familjes tuaj.

Ai i pëlqen t’iu surprizojë– Pavarësisht nëse kanë kaluar gjashtë muaj ose disa vjet, nëse ai ende po përpiqet t’iu surprizojë apo sjellë buzëqeshjen, kjo është diçka e mirë.

Ai flet për fëmijët– Një mashkull i cili flet për të pasur fëmijë, është 100% i sigurt se dëshiron që ta kalojë jetën me ju.

Jetoni bashkë– Gjithmonë është mirë të jetoni së bashku për ca kohë para se të lidheni në martesë në mënyrë që të njihni njeri tjetrin. Ky është një prej sinjaleve më premtuese, që tregon se do të ndajë jetën me ju.

Ai dëshiron që të jeni të lumtur– Sado e paqartë që mund të duket, të mendosh për lumturinë e një personi tjetër, po aq sa për veten, tregon ndjenjat e forta që ka për ju. Meshkujt e dashuruar, i marrin seriozisht këto detaje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj

18:21 / August 26, 2026

Arbana Osmani lë “Ferma Vip”, dhe rikthehet në Top Channel?/Zbuloni detajet e reja

12:01 / August 23, 2026

Selin Bollati në “Goca & Gra”? Pas BBVIP 5, në një tjetër eksperiencë televizive?

18:21 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.