Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e kësaj të shtune ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit. “Do jenë në dispozicion të personave të dëmtuar. Dua të falenderoj të gjithë ekipin e bluzave të bardha për gatishmërinë. Dua të përgëzoj edhe Ogertën e cila meriton një adresim të posaçëm e cila ka ndërgjegjësuar strukturat në këtë rast emergjence dhe ka mbështetur dhe koordinuar të gjithë sektorin. Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë real i gjithë sistemi i emergjencave dhe organizimi kapilar në të gjithë vendin. Vendi nuk është gjetur pa përgatitur. Unë nuk u gjenda këtu por kam pasur mundësin të konstatoj këtë përmes informacionit që merrja. Edhe për këtë besoj që vlen të jemi të inkurajuar. Dua t’iu falenderoj të gjithë për gatishmërinë e reagimit”, u shpreh Rama.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=548100372599894&id=138734771522