Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

150 kuota të reja në Akademinë e Sigurisë/ Ministri Hoxha apel të rinjve

13:00 / June 24, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Capture 137
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ftoi të rinjtë e të rejat, që përfundojnë maturën, të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë, gjatë një vizite që zhvilloi në ambjentet e këtij institucioni. I shoqëruar nga Rektori i AS-së, Ilirjan Mandro, ministri Hoxha pa nga afër masat e marra për vitin e ri akademik dhe për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të rinj.

Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxha bëri një ftesë publike për të rinjtë që t’i bashkohen kësaj Akademie tashmë të akredituar në sistemin e lartë universitar, duke theksuar se: “ndodhemi në zemrën e formimit profesional të Policisë së Shtetit, në Akademinë e Sigurisë, për të ndarë me ju një thirrje dhe një mundësi reale për të gjithë maturantët e këtij viti shkollor. Së bashku me Rektorin dhe stafin akademik, ju ftojmë të konsideroni një rrugë jetësore që mbart mision, dinjitet dhe përkushtim, rrugën për t’u bërë punonjës policie.
Shkolla e Policisë ofron një formim cilësor, modern dhe të përputhshëm me standardet europiane të sigurisë publike. Ajo nuk është thjesht një shkollë, por është një derë që hapet drejt një karriere të qëndrueshme në shërbim të vendit dhe qytetarëve, – u shpreh Hoxha.

Më tej ai vuri në dukje se për këtë vit, janë parashikuar 150 kuota për t’u pranuar në AS.

“Këtë vit, – tha Ministri Hoxha – pas një procesi të hapur dhe konkurrues, 150 të rinj e të reja do të kenë mundësinë të përzgjidhen dhe të nisin formimin e tyre për t’u bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Për këtë arsye, i nxis të gjithë maturantët që e kanë të fortë idealin e shërbimit publik, që kanë vullnet për të kontribuar në rritjen e sigurisë në komunitet, të përfshijnë Akademinë e Sigurisë në preferencat e tyre dhe të garojnë me besim”.

Më tej ai vuri në dukje se “të jesh pjesë e Policisë së Shtetit nuk është thjesht një profesion, është një mision. Unë vetë vij në detyrën e Ministrit të Brendshëm, pas një karriere të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit. Brenda dyerve të kësaj shkolle, mora dijet e para dhe forcova besimin se ky vend, përmes kontributit të të gjithëve ne, do të ketë një të ardhme më të mirë.
Është një zgjedhje që të vendos përballë sfidave të vërteta, por edhe në zemër të besimit që qytetarët kanë ndaj institucioneve. Është e domosdoshme që ky profesion të rinovohet me breza të rinj, të përgatitur dhe të përkushtuar. Në emër të Ministrisë së Brendshme, dua t’ju siguroj se të gjithë ata që zgjedhin këtë rrugë do të kenë mbështetjen e plotë për një trajnim të denjë, për një karrierë të drejtë dhe për një mundësi reale për të ndikuar pozitivisht në jetën e vendit tonë,” – përfundon mesazhin Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

akademi ervin hoxha ministri siguri te rinj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

I mori jetën Ilaria Sulës/ Zbulohen mesazhet e ish të dashurit të 22-vjeçares shqiptare

20:45 / July 7, 2025

Agron Malaj në krah të banorëve të Suç-Kurdarit: Kontrata për HEC-in është firmosur nga drejtuesit demokratë

19:40 / July 7, 2025

Zbulohet pronari i kabinave në Theth, Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper

18:55 / July 7, 2025

IKMT zbulon detaje nga aksioni në Theth: Brenda ditës së sotme do të shemben 20 subjekte pa leje

18:37 / July 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.