Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

2 mln euro dëm ekonomik, 12 të arrestuar në Tiranë dhe 11 në Itali! Të përfshirë zyrtarë publikë

09:34 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA E SHTETIT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomike deri në 2 milionë euro duke shmangur detyrimet tatimore. Nga 12 të arrestuarit, 9 prej tyre janë shtetas italianë. Në kuadër të këtij operacioni, janë bërë të mundur ekzekutimet e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi “arrest në burg” ndaj 12 shtetasve, (3 shtetas Shqiptarë dhe 9 shtetas Italianë) me iniciale E.D., B.H., E.D., D.M., T.M., D.D., F.P., R.R., U.M., G.R., S.D., A.P.

Njoftimi i plotë

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona kanë mundur të organizojnë një strukturë të mirfilltë kriminale me qëllim të vetëm përfitimin me anë të shmangies së detyrimeve tatimore, duke kryer aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave.

Faturimi i dyshuar fiktiv i këtyre konsulencave është kryer nga subjekte ‘Persona Fizik’ në subjekte SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), ku më pas këto të fundit (subjekte SH.P.K) këto shërbime i kanë eksportuar (shitur) në shtetin Italian. Duke rritur në mënyrë fiktive shpenzimet, është bërë e mundur barazimi i tyre me të ardhurat dhe në këtë mënyrë vlera e detyrimit të tatim fitimit për tu paguar del më e ulët, duke shmangur kështu detyrimin real që lind nga tatim fitimi. Në këtë mënyrë janë konsumuar elementë të veprave penale të parashikuara nga nenet 180, 190 dhe 143 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.

Nga ky aktivitet kriminal, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekteve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga rritja fiktive e shpenzimeve, deri në këtë fazë të hetimeve, një vlerë të llogaritur prej 471,778,384 lekë, duke i shkaktuar kështu një dëm monetar dhe financiar shtetit Shqiptar në vlerën rreth 2 milion Euro. Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të administratës shtetrore, për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarin kriminale.

Ky aktivitet kriminal dyshohet që shtrihet edhe në shtetin Italian, aty ku edhe operojnë përfituesit kryesorë, të cilët janë subjekte që përfitojnë të gjithë vlerën e shërbimeve të dyshuara fiktive të konsulencës, e cila përllogaritet mbi 6 milion Euro. Po punohet që hetimet të shtrihen edhe në shtetin Italian.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas një grua teksa po kalonte rrugën

19:22 / September 3, 2026

Pronari i “Delta” në konflikt me Vasil Bedinajn, i shkoi në hotel bashkë me personat e armatosur

16:18 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.