Disa qarqe në vend kanë pësuar përmbyetje përshkak të përmbytjeve të orëve të fundit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë, raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura , ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative.
Në Fushë-Krujë, edhe pse reshjet kanë pushuar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës vijon të ketë sipërfaqe të mëdha të përmbytura dhe vijojnë të jenë të izoluara rreth 20 familje. Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend ne që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë duke bërë që niveli i ujit mos të ulet.
Në Lezhë raportohet për 440 hektarë tokë të përmbytur, konkretisht në fshatrat në Tresh, Balldren dhe në Gjonem.
Në Shkodër raportohet për rreth 300 ha tokë të përmbytur. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi.
Në Vlorë, pasi reshjet e dendura të shiut bënë që lumi Vjosa të dilte mbrëmjen e djeshme nga shtrati te Pazari i Mifolit, sot paraqitet situatë më e normalizuar.
Raportohet se niveli i ujit në urën e Mifolit është 5. 2 metra.Tendencat janë rënëse dhe nuk ka sipërfaqe nën ujë anës Vjosës. Lumi Vjosa është akoma në shtratin e saj .Ne urën e Memaliaj vijon rënia e nivelit në krahasim më dy orë më parë. Aktualisht në urën e Memaliaj niveli i ujit është nën 5 m.