Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

20-vjetori i bombardimeve të NATO-s, Bill Clinton viziton Kosovën

11:35 / June 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bill klinton kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton po vjen në Kosovë. Tashmë kjo vizitë është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 20 vjetori të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Madje është theksuar se Bill Clinton përpos që do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, ai edhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e këtij 20 vjetori, shkruan Indeksonline.

Gjatë vitit 1999 ShBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë aktorët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan ëesley Clark.

Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019

Vendi: Sheshi “Skëndërbeu”

Koha: 11: 00

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.

Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

19:38 / October 21, 2026

Kosovë/ Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së: Largohem nga posti, jo nga partia

15:13 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.