Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

21 mln euro për të mbrojtur 61 bashki nga flakët! Instituti: Fondi nuk mjafton

16:08 / August 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 08 11 174100
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më pak se 9 euro shpenzohet për çdo qytetar të Shqipërisë për ta mbrojtur nga zjarret. Këtë vit për të parandaluar e deri për të shuar flakët, buxheti është 21 milionë euro, me rritje prej 5.6 milionë euro krahasuar me vjet.

”Në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe rritjes së rrezikut nga zjarret, siguria e qytetarëve nuk mund të mbështetet në një buxhet minimal. 21 milionë euro për 61 bashki nuk janë investim, por iluzion i sigurisë. Nevojitet një rritje e ndjeshme e fondeve dhe një strategji kombëtare ku pushteti vendor të ketë rol real dhe burime të mjaftueshme.

Nëse i ndajmë 21 milionë euro në mënyrë të barabartë për të gjitha bashkitë, rezulton rreth 344 mijë euro për bashki në vit. Kjo shumë është shumë e kufizuar për të mbuluar domosdoshmërinë për pajisje moderne kundër zjarrit (mjete zjarrfikëse, pompa uji, pajisje mbrojtëse për zjarrfikësit etj infrastrukturë. Mjafton ky fakt për të kuptuar sa kapacitete ka sektori për të përballua situata të tilla, që po bëhen pjesë e jetës për çdo stine”, thotë për Report Tv, Instituti për Bashkitë.

Bashkitë me buxhetin më të madh në dispozicion për ‘mbrojtjen nga zjarret’ janë Tirana me 275 mijë euro, Durrësi 94.5 mijë euro, Kukësi me 75.3 mijë euro, më pas është Elbasani me 70 mijë e Shkodra me 67.3 mijë euro. Ka bashki të cilat duhet të shuajnë zjarret me vetëm 19 mijë euro në dispozicion siç janë Divjaka, Rrogozhina, Vau i Dejës apo Vora.

21 mln euro 61 bashki zjarre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

15:35 / October 5, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kërkojnë statusin e UNESCO-s për Liqenin e Prespës

11:27 / October 3, 2026

Bashkia e Tiranës vijon evidentimin e objekteve të palegalizuara, mbi 4,600 matje të depozituara në ASHK

20:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.