Shkon në 1122 numri i të prekurve me koronavirus në vend me 23 raste të reja në vetëm 24 orë.
Sipas MSH-së, harta e përhapjes është zgjeruar në 16 raste në Tirane, dy ne Mat, dy në Lushnje një rast në Durrës, një në Krujë dhe një rast në Librazhd. Nga totali, 19 prej tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme, ndërsa për katër raste po vijon hetimi epidemologjik.
Në spital janë 26 pacientë, katër prej të cilëve në terapi intensive.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 23 raste të reja, shkon në 1122 numri i të prekurve.
Mbi 1450 testime serologjike tek stafet mjekësore me një pozitivet rreth 9%
Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.
Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë
identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë,
dhe 1 rast në Librazhd.
Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë
kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4
raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4
janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të
rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe
serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara,
prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht
ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë
mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth
9%.
Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët
zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të
kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur
kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe
lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet
me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në
numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me
COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e
gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)
Testime totale 15950
Testime molekulare 14498
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1122
Raste të shëruara 857
Raste Aktive 232
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 137
Durrës 39
Krujë 16
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 8
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
