Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

23-vjeçarja gjermano-irakiane dhe shqiptari nga Kosova rrezikojnë burgim të përjetshëm për vrasjen e sozisë

12:37 / September 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 screenshot 2 1693649435
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 23-vjeçare gjermano-irakiane akuzohet për vrasje, pasi dyshohet se kërkoi një vajzë të ngjashme me veten në Instagram dhe e vrau atë, në përpjekje për të falsifikuar vdekjen e saj.

Gruaja, e identifikuar si Shahraban Kh-B, fillimisht mendohej se ishte viktima e vrasjes kur trupi i lagur me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një “Mercedes” të parkuar në Ingolstadt, Gjermani.

Disa anëtarë të familjes së saj madje kishin identifikuar trupin e saj, por një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e saj për shkak të tatuazheve që nuk ishin të identifikueshme. Viktima u emërua më pas si Khadidja O, një blogere bukurie 23-vjeçare me origjinë algjeriane. Dy vajzat dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme, raportoi The Guardian.

Prokurorët thanë se Shahraban Kh-B u akuzua gjithashtu se i kishte ofruar një burri, të identifikuar si A, 10,000 euro për të vrarë vëllain e burrit të saj. Ajo dyshohet se i ka paguar atij një paradhënie prej 5,000 euro, por ai i ka marrë paratë pa vepruar sipas kërkesave të saj të përsëritura për të kryer vrasjen.

Një 24-vjeçar kosovar, i quajtur Sheqir K, i cili akuzohet se ka vepruar si bashkëpunëtor i Shahraban Kh-B dhe ka ndihmuar në vrasjen, gjithashtu do të dalë në gjyq. Sheqir K akuzohet gjithashtu për nxitje në vrasje, pasi i kishte dorëzuar një listë me emrat e dëshmitarëve të mundshëm në këtë rast një shoku të burgosur që takoi në burg pas arrestimit dhe u përpoq ta bindte që t’i vriste ata, duke e siguruar se do ta paguante. I burgosuri e refuzoi ofertën.

Sheqir K e mohon akuzën. Shahraban Kh-B dhe Sheqir K të dy do të dalin në gjyq për vrasje dhe tentativë për nxitje për vrasje. Të dy mohojnë akuzat për vrasje. Viktima kishte pranuar një kërkesë nga Shahraban K, e cila i kishte shkruar në Instagram duke i ofruar trajtim falas në një studio kozmetike.

Shahraban K dhe Sheqiri e morën atë nga nga shtëpia me një veturë dhe gjatë udhëtimit u ndalën në mal. E nxorën nga vetura Khadidjan dhe e goditën prapa kokës duke e rrëzuar në tokë, “para se ta vrisnin me 56 goditje me thikë”.

Prokuroria ka deklaruar se trupi i viktimës është shpërfytyruar tërësisht. Dy të akuzuarit më pas e parkuan veturën në një rrugë afër shtëpisë së Shahrabanit, ku prindërit e gjetën dhe menduan se ishte vajza e tyre. Ata përballen me dënime të përjetshme nëse shpallen fajtorë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

29 vjet pas vdekjes së Dianës, Harry rikthehet në Britani dhe trazon monarkinë

17:59 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

17:19 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.