Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

3 ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

11:54 / August 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qumeshtiiii 750x500 1 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen.

Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe konsumi i ushqimeve të duhura janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre. Ushqimet më të mira për dhëmbët janë ato që neutralizojnë acidet, ofrojnë minerale dhe vitamina për të riparuar enamelin e dhëmbëve dhe stimuluar sekretimin e pështymës.

Qumështi Dhe Nënproduktet e Tij 

Qumështi është një produkt bylmeti i pasur me kalcium, fosfat dhe vitaminë D që e ndihmon organizmin të shfrytëzojë plotësisht kalciumin. Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm e të fortë. Pirja e rregullt e qumështi riparon enamelin e dhëmbëve dhe forcon kockat. Edhe djathi apo kosi janë një zgjedhje e shkëlqyer për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmojnë në sekretimin e pështymës. Ato përmbajnë kalcium dhe fosfat që ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë por edhe kaseinë që forcon sipërfaqen e dhëmbëve.

Agrumet

Agrumet si portokalli, qitro e të tjera janë të rekomandueshme për shëndetin e gojës, nëse konsumohen pa e tepruar. Për më tepër, ato përmbajnë shumë vitaminë C, e cila u bën mirë mishrave dhe pengon inflamacionin e tyre.

Lëngu i portokallit pastron dhëmbët dhe gojën natyralisht. Ai largon bakteret e dëmshme dhe parandalon prishjen e dhëmbëve. Lëngu i portokallit ka aciditet ndaj menjëherë pas pirjes duhet të lani dhe pastroni dhëmbët.

Barishtet

Barishtet janë të pasura me prebiotikë të cilat shumojnë bakteret e mira në gojë. Sa më të errëta të jenë ato aq më e lartë është përmbajtja e mineraleve që u bëjnë mirë dhëmbëve. Shembuj të mirë të barishteve janë: kale, spinaqi, rukola etj.

Ushqimet Më Të Këqija Për Shëndetin e Dhëmbëve

Sipas ekspertëve, pijet e gazuara dhe me sheqer, frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasulet nuk janë të përshtatshme. Ato përmbajnë acid fitik i cili pengon përthithjen e ushqyesve të pasur nga dhëmbët. Për të neutralizuar këtë acid, në rastin e legumeve, këshillohet futja e tyre në ujë për gjithë natën dhe më pas gatimi. /AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.