Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

31 korriku, afati për deklarimin e të ardhurave – Çfarë duhet të deklarojnë individët që fitojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit?

18:05 / June 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taksa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë kanë edhe 1 muaj e gjysmë afat për të bërë deklarimin e tyre.  Sipas legjislacionit, të gjithë tatimpaguesit me të ardhura vjetore që kalojnë nivelin 2 milionë lekë,  duhet të dorëzonin deklaratën individuale vjetore të të ardhurave brenda datës 30 prill. Përmes një akti normativ, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, qeveria vendosi shtyrjen e afatit deri më 31 Korrik.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo deklaratë duhet të paraqitet njëkohësisht edhe nga individët jo rezidentë në vendin tonë që realizojnë këtë vlerë të ardhurave të tatueshme. Konkretisht, tatimpaguesit janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme që përfshijnë:

Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit; Të ardhurat bruto nga dividenti; Të ardhurat bruto nga qiraja; Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit; Të ardhura bruto nga interesat bankare; Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme; Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit; Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.; Fitimi kapitali nga dhurimi; Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart.

Deklarimi për të ardhurat e krijuara gjatë vitit 2019 bëhet on line duke plotësuar Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.