Ka 33 vite në politikë, dhe sot Kuvendi i Shqipërisë pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për ta çuar atë drejt prangave. Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ”arrest në shtëpi” apo ”arrest në burg”, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.
Lexo edhe :
Related Posts
Me interes pritet votat e deputetëve të grupit Bardhi, që në fakt kishin firmosur edhe padinë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi dhe të tiltë nuk morën pjesë në protestën e parë të Berishës para Kuvendit, por kanë bashkuar aksionin brenda seancave plenare duke ndezur tymëse e krijuar kaos.





