Një konflikt banal për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë.
Ka qenë njëri prej të përfshirëve në konflikt që ka lajmëruar policinë se po e kanosnin me armë. “Pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë”, thotë policia.
Pas kontrollit të ushtruar, 19-vjeçarit i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
