Një 37-vjeçare është përplasur me automjetin e Policisë tip Hyundai. Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël” të Fierit. Fatmirësisht, si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

