Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

4 mijë euro për të mbyllur dosjen, zbulohen emrat e prokurorëve

20:22 / September 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wwww8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas publikimit të investigimit nga “Fiks Fare”, ku dy avokatë morën 4 mijë euro në emër të prokurorëve, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Nëpërmjet kësaj shkrese, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkesë për të nisur hetime ndaj prokurorëve dhe avokatëve të përfshirë në këtë investigim.

Në shkresë thuhet se: Ju dërgojmë për vlerësim ligjor të elementëve të veprës penale publikimet e fundit të programit “Fiks Fare”, ku dyshohet ndërhyrja e paligjshme e avokatëve tek prokurorët e çështjes për mbylljen e procedimeve penale kundrejt dhënies së shumës së parave.

Për javë me radhë, qytetari kërkoi nga avokatët dhe prokuroria e Vlorës të njihej me dosjen, por kërkesat e tij u rrëzuan, pasi aktet u cilësuan “sekrete”.

Ndërkohë, emisioni “Fiks Fare” ka mësuar se çështja e arrestimit të shtetasit K.A, në datën 24 gusht 2019, është hetuar nga dy prokurorë në Vlorë. Dosja me numër 1453, që bënte fjalë për sekuestrimin e 1.3 gramë kokainë, është hetuar nga prokurori Aurel Zarka. Dosja me numër 1501, që bën fjalë për vjedhje, është hetuarnga prokurori Kledian Llaho.

Pikërisht, këta dy prokurorë, do të jenë në “sitën” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, së bashku me avokatët Baftjar Rusi dhe Vladimir Sadikaj.

Në investigimin e “Fiks Fare” rezultoi se vetëm dy javë pasi avokatët i morën qytetarit këstin e fundit prej 1000 eurosh me qëllim që t’ja jepnin prokurorëve të çështjes, prokuroria e Vlorës pezulloi hetimet./TCH/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.