Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

4 shtator 2004, dita kur Kombëtarja gjunjëzoi kampionët e Europës!

12:34 / September 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndeshja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

4 shtatori i 2004, si sot para 17 vitesh, do të mbetet i paharruar në memorien e shqiptarëve, pasi kombëtarja e drejtuar nga Hans Peter Brigel mposhti 2-1 Greqinë të sapo shpallur kampione Europe për kualifikueset e Botërorit ‘Gjermani 2006’.

Në ‘Qemal Stafën’ e bërë flakë nga tifozët do të realizonte fillimisht Murati, ndërsa më pas Aliaj dyfishoi me një perlë të jashtëzakonshme. Për grekët goli i vetëm u shënua nga Janakopulos.

Stadiumi atë natë 4 shtatori u bë “zjarr” nga brohorimat, këngët dhe koret e tifozëve shqiptar për Kombëtaren pas një triumfi historik dhe heroik ndaj kampionëve të Europës që u “gjunjëzuan” që në takimin e tyre të parë pasi triumfuan në Portugali ndaj këtyre të fundit në finalen e EURO 2004.

Festa nuk do të mbaronte me kaq, të gjithë rrugët e kryeqytetit, më ekzaktësisht më shumë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga e stadiumit “Qemal Stafa”, gjithashtu edhe sheshi i qendrës së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku pamjet do të ruhen thellë në memorien e çdo shqiptari, sidomos të atyre që e përjetuan në stadiumin e tej mbushur të gjithë kuqezi.

Kjo ngjarje e paharrueshme në memorien e popullit do të nxihej nga ngjarja e turpshme e ndodhur në Greqi. Një tifoz vetëm 20 vjeç, i quajtur Gramoz Palushi, u vra një huligan, pasi po festonte me shokët fitoren e kombëtares në Zakinthos.

Kjo ngjarje prishi për disa kohë edhe marrdhëniet mes vendeve.

  • 1 5
  • 2 4
  • 3

kombëtarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.