Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

44 minuta mister, Klaudio piu një cigare para se të vritej. A është krimi një “lojë” që përfundoi keq?

09:52 / November 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klaudio myrtaj i vrare ne itali 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

44 minuta mister. Autoritetet italiane janë shumë pranë zgjidhjes së këtij misteri që shkaktoi vdekjen e 34-vjeçarit Klaudio Myrtaj. Ai mori një plumb në kokë. Sipas autoriteteve për momentin hidhen poshtë edhe hipotezat e krimit të pasionit, larjes së hesapeve, vetëvrasjes, borxheve apo trafikimit të narkotikëve.

Nuk ka ende një motiv të qartë për atë që në fillim shikohej si një atentat i paramenduar në punishten e mikut të tij. Klaudio kishte disa ditë që e ndihmonte. Pronari i punishtes ka thënë se atë pasdite shkoi të mbushte traktorin me naftë, kështu që vrasësi mund të ketë pritur derisa është larguar dhe e ka kapur shqiptarin në befasi.

Punishtja është edhe larg syrit të kamerave të sigurisë që nuk janë drejtuar kah punishtja, por drejt rrugës. Tashmë agjentët që po hetojnë rastin po këqyrin me kujdesin më të madh çdo pamje për të kuptuar dhe zbërthyer çdo detaj. Ajo që dihet është se nga ora 15:10-15:30, Klaudio shkoi të merrte cigare tek një tabakino. Më pas u kthye sërish në punishte.

Më herët disa persona e kishin parë të drekonte në një restorant në Vernante bashkë me disa miq. Më pas u takua me disa familjarë. Sipas dëshmive, Klaudio dhe pronari i punishtes, një pensionist, ishin të çuditshëm. Kjo ka bërë hetuesit të mendojnë diçka tjetër. Po sikur arma të ketë qenë në punishte dhe të mos kemi të bëjmë me vrasje? Gjithçka mbetet në kuadrin e një dyshimi dhe duhet të vërtetohet nëse bëhet fjalë për një “lojë” që mund të ketë përfunduar keq mes të dyve.

Klaudio Myrtaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.