Lezha përkujtoi këtë të premte 557-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Në nderim të kësaj ngjarje historike për kombin shqiptar, autoritete lokale dhe përfaqësues të klerit katolik bënë homazhe pranë memorialit të Gjergj Kastriotit, ndërsa veprimtaria nisi me gjëmën e burrave, riti që ndoqi Lek Dukagjini me burrat e tij për të treguar pikëllimin e thellë të kësaj humbjeje të madhe për shqiptaret.
Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi solli në vemendje figuren e Gjergj Kastriotit, ndërsa nën kryetarja e Bashkisë, Eueda Molla, tha se me 17 janar 1468, vendi ynë humbi jo thjesht nje udheheqes ushtarak, por një simbol të qendrës dhe guximit, një lider të madh që fryma e tij jeton dhe sot.
Përfaqësuesi i kishës katolike, Frat Sokol Pepushaj tha se Gjergj Kastrioti është dhuratë e zotit për kombin tonë, ashtu si edhe figura të tjera të nevojshme.